Nga Alfred Fizi: A keni lista të atyre që komunizmi i pushkatoj me gjyq e pa gjyq?

Aktualitet

A keni lista të personave që janë gjallë e kanë kaluar kalvarin e burgjeve politike. A keni lista të atyre që komunizmi i pushkatoj me gjyq e pa gjyq. A keni lista të atyre që u internuan e provuan punën e bujkrobit duke ju hequr ç’do të drejtë. A keni lista të familjarëve të tyre të afërt që u shtypën e shkatërruan nga lufta e klasave.
E bëj këtë pyetje për të ditur se a keni vajtur shtëpi më shtëpi të një nga shtyllat mbështetëse tuaj për të bashkëbiseduar për hallet e tyre e ku kërkohet ndihma reciproke.
E di që nuk është bërë por filloni se nuk do dilni të zhgënjyer.
Ata presin … janë një forcë e madhe por nuk u bënë servila ndaj diktaturës e jo më të bëhen sot e të vijnë tek ju për tu regjistruar.
Është e vërtetë se një pjesë e tyre është thyer e kanë bërë paqe për të mbijetuar apo për hir të parave e pushtetit me persekutorët e tyre, por mos humbisni shumicën e vendosur në parime demokratike, këtë fuqi të madhe duke i nënvleftësuar e moskontaktuar.
Nuk janë ish por të persekutuar akoma deri sa të jesh i shlyer me ta deri në rehabilitimin e tyre të plotë moral, ekonomik e ligjor.
Bëheni sot atë veprim e mos e lini që plagën ta shërojë koha pasi ajo plagë ka zënë qelb…

 

Risultati immagini per te pushkatuar pa gjyq

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *