Aktualitet

Lali Eri bllokon Tiranën. Shkak i këtij bllokimi masiv dhe pa paralajmërim është bërë një aktivitet i bashkisë së Tiranës në Bulevardin kryesor.

Mijëra qytetarë të Tiranës janë bllokuar që në orët e para të mëngjesit në akset kryesore rrugore.

Shkak i këtij bllokimi masiv dhe pa paralajmërim është bërë një aktivitet i bashkisë së Tiranës në Bulevardin kryesor.

Rreth 2 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare në kryeqytet dhe 6 mijë të tjerë nga rrethet janë të pranishëm në aktivitet të gatshëm për të thyer rekordin “Guinness Cup Song Albania” organizuar nga Sirea film në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes me synimin për të vendosur një rekord botëror.

Mendohet që në bulevard të jenë 2017 të rinj ndërsa shumë të tjerë do vendosen në dritaret e ministrive ndërsa aktiviteti do të vazhdojë deri në orën 12.00.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?