Aktualitet

Lajthitja e radhës e Ramës: Do krijojmë shërbimin inteligjent të bashkisë për të kontrolluar parcelat me hashash

Kryeministri Edi Rama ka pasur një takim të ngushtë me një numër pensionistësh, militantë të PS-së.

Në bisedë e sipër një prej tyre e pyeti se si do të ndalohej kanabisi në Shqipëri. Rama i shpjegoj se po kontrollojmë magazinat ku ruhet fara dhe serat ku ajo mbillet në fidanë. Nuk do ta lemë të mbillet. Ndërkaq po shkojmë në cdo bashki, u tregojmë parcelat ku u mboll kanabis vjet dhe i themi se nëse mbillet këtu sërish kanabis përgjegjësia është e jotja. “Do të bëhen kontrolle nga grupet e policisë, shërbimi inteligjent i bashkisë e kështu…”, tha Rama

Njëri nga pensionistët e pyeti po nëse mbillen në parcelat e reja. Përgjigja e Ramës të befason: tjetër gjë nëse ndodh diku tjetër , më në thellësi, ku nuk ka ndodhur …

Bashkitë nuk kanë shërbime inteligjente brenda organikës së tyre. Por në takim ishte edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Rama iu drejtua me dorë pikërisht atij kur përmendi shërbimin inteligjent të bashkisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?