Gianni de Biasi: Tifozët mbrëmë më zhgënjyen. Mohon lajmin se Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi janë larguar

Sport

Gianni de Biasi ka komentuar lajmin se Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi janë larguar nga Kombëtarja e Shqipërisë në shenjë pakënaqësie ndaj tij.

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka mohuar lajmin se Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi janë larguar nga ekipi në shenjë pakënaqësie ndaj tij.

“Nuk ka asnjë lloj refuzimi. Xhaka ka shkuar sepse ka disa probleme, Abrashi ka problem fizike në gju”, deklaroi De Biasi në konferencë për media.

“Sot për sot nuk ekziston asnjë problem i këtij lloji”, theksoi ai.

“Taulant Xhaka nuk është i pazëvendësueshëm, bëjmë edhe pa atë”, është shprehur De Biasi.

Më pas trajneri i kombëtares ka sulmuar edhe tifozët pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Palermo.

“Tifozët kanë qenë specialë, por mbrëmë më zhgënjyen”’, është shprehur De Biasi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?