Rama sulmon në parlament me fjalim të egër Blushin. Blushi: Ti je kryehorr dhe frikacak.
Rama është rikthyer sot në parlament pas një mungese relativisht të gjatë duke replikuar ashpër me deputetin Ben Blushi dhe duke e denigruar këtë të fundit, personalisht.
“Beni vdes për pak ministër! – tha Rama. – Aq shumë vdes, sa është gati të shfaqet i rilindur në lëkurën e një personazhe të krijuar prej atij vetë për t’u dukur si personazh i ri në librin e vjetër të politikës.” Më tej Rama, duke iu drejtuar personalisht ish-deputetit socialist vërejti se Blushi ka cmirë ndaj kolegëve të tij që u bënë ministra, si ndaj Saimir Tahirit etj. Nga ana tjetër, i kujtoi me ironi kohën kur Fatos Nano e emëroi ministër.
Rama e nisi fjalimin e tillë me ironi, sakrazma dhe përdori etiketime të egra ndaj Blushit:
“Më vjen keq për disa të rinj që ngatërrojnë derën e bibliotekës më një partizë, – tha Kryeministri. – E ka kthyer veten në një personazh të fryrë në jetën e gjallë të jetës reale, që sapo është ngritur këtu mes nesh.Blushi po kërkon një karrige të vjetër në parlament.
E kam dëgjuar vetë njëherë, e kam dëgjuar shpesh prej jush sesi në këtë foltore është rropatur duke recituar hartime me mllefin e vet të pangushëllueshëm.
Erdhi në këtë parlament për të përfaqësuar socialistët e Elbasanit dhe bëri fajin e baltosjes së qeverisjes së tyre dhe gjithë socialistëve të Shqipërisë.
Shto katran e shto bojë në këtë folore!
O Blush, edhe sot kështu mendoj, se ti nuk meriton kohë nga puna jonë po të lëshosh karrigen e deputetit socialist të Elbasanit që e ke uzurpuar padrejtësiht për hesapet e tua personale
Kjo është një përgjigje jo për ty, por një përgjigje për ata që nuk të njohin!”