Pse Rama po sheh përditë ëndrra me 97-ën? Mos e ndill o “trim”, mos!

Aktualitet

Rama gjithmonë e ka krahasuar qeverisjen e tij me atë të Berishës, duke e vënë në peshore se si ishim më Berishën dhe si Rama, sipas tij, po bën shtet.

Ndërsa ditët ai nuk është mjaftuar vetëm më këtë krahasim, por ka shkuar edhe më tej, deri tek viti i largët 1997.

Siç duket Rama po përpiqet me çdo mënyrë për ta nxjerrë qeverisjen e tij të sukseshme para publikut, duke bërë krahasime me epokat më të errta të Shqipërisë.

Përballë sjelljes së fakteve dhe argumetave, Rama ka vendosur të sjellë krahasime pavend, thjeshtë për të krijuar kontrast me qeverisjen e tij të tanishme.

Para pak ditësh ai krahasoi Kavajës e para 20 viteve me atë të ditëve tona, ndërsa sot ka zgjedhur Beratin për këtë krahasim./Lapsi.al