Nga Klodian Tomorri: Komisioni i Ekonomise si çetë partizane

Aktualitet

Komisioni Parlamentar i Ekonomise i jep vetes te drejten te ndryshoje nje Akt Normativ. Madje, jo vetem qe e amendon por e ben kete ne seance plenare. (Behet fjale per nje akt qe rregullon kontributet e sigurimeve per profesionet e lira)

Kjo eshte shkelje e paster e Kushtetutes.

Ne finale, Akti Normativ eshte nje instrument juridik permes te cilit, ne disa rrethana te caktuara emergjente, qeveria merr kompetencat e Parlamentit.

Kur kjo ndodh, Parlamenti nuk ka me te drejte te ndryshoje permbajtjen e Aktit, por ka vetem dy opsione. Ose ta miratoje ate ose ta rrezoje. Pra ose ja jep kompetencen qeverise ose ja refuzon. Dhenie pergjysme nuk ka.

Argumenti se Akti Normativ ndryshohet per te miren e punes eshte qesharak. Edhe partizanet e Enverit kur shkelnin Kushtetuten ne 1944 duke pushkatuar njerez pa gjyq kete argument kishin. Po e bejme per te miren e punes.

Kushtetuta nuk eshte leter bakalli. Veprimi antikushtetues nuk justifikohet asnjehere. As per qellim te mire. Po u shkel kushtetuta fillon kaosi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?