Nga Arian Galdini: Reflektim për një njeri si unë!

Aktualitet

Shume shkurt.
A eshte ky njeriu qe une jam, nje njeri politik?
Patjeter qe po.
A mund te quhet edhe politikan, ai?
Besoj se po.

Po atehere pse e ka ky njeriu qe une jam, kaq te komplikuar dhe te dilematizuar ne skaj, marredhenien me politiken?

Mendoj se kjo vjen ngase ky njeriu qe une jam, e perjeton dhe e kupton politiken si pasion.

Pasionet nuk jane rrugetim neper te cilin ti duhet te paguash si takse integritetin dhe dinjitetin tend.

Perkunderazi, pasionet jane deshmia me e forte e integritetit dhe dinjitetit.

Pasione kane mundesi te kene vetem ata njerez qe e gezojne te plote shendetin e integritetit dhe dinjitetit te tyre.

Kesisoj, perderisa politika ne vendin tim nuk eshte as ceshtje pasioni, as ceshtje sherbese publike, as ceshtje zotesie, talentesh, vizioni, apo merite, ky njeriu qe une jam, ka dite e kohe kur zgjedh te fleje pasionin per te mbrojtur integritetin dhe dinjitetin.

Jam i gatshem dhe kam bere kompromise taktike dhe strategjike.
Por nuk jam i gatshem e nuk bej dot kompromise qe me zhbejne apo cenojne ate cka une jam, thelbin tim.
Jam i gatshem dhe kam bere Surf ne Kenete.
Por nuk jam i gatshem te zhytem ne kenete.

Pra nuk jam i gatshem te bej gjithcka per te arritur sukses a karriere politike.

Pasionet mund te flene ose ushtrohen edhe pa karriere e sukses politik konvencional.

Eshte zgjedhja ime me te cilen mund te jetoj ne paqe.

Sepse une nuk kam jetuar kurre e nuk do te jetoj kurre nga politika.

Jeten time e siguroj si Pedagog e si njeri i afte e i zoti qe ti fitoj te mirat e mia me ndershmeri, integritet e talente.

Prandaj, po u ripergjigjem shume miqve qe me kane shkruar e folur.
Zgjedh te mos jem fare qofte ne lista per deputet, qofte ne lista per perfitime a pozicione politike nga PD apo cilado force tjeter.
Refuzoj cdo oferte per te qene ndokund ne lista a perfitues.
Nuk kam nevoje.

Ose politiken do ta bej si pasion, ose do ta fle si pasion.

I vetmi detyrim qe kam eshte LDE.

Jam ne dispozicion vetem te LDE.

LDE eshte Partia e Pasionit tim.

Nuk ka rendesi fare nese do kem apo jo sukses. E sigurte eshte qe do kem pasion.

Ju perqafoj fort e ju dua shume miqte e mij dhe shpresoj qe te me kuptoni kur ju perseris se dua te mbroj pasionin tim, integritetin dhe dinjitetin tim.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments