Ronaldo tejkalon çdo limit. Fiton një tjetër çmim special

Sport

Portugezi ka marrë vërtet një çmim special në Portugali. Bëhet fjalë për “Quinas de Oro” një çmim i cili jepet për lojtarin më të mirë portugez gjatë vitit 2016

“2016 ishte nj vit ëndrrash për mua, unë dëshiroj të falënderoj Real Madridin dhe shokët e përfaqësueses së Portugalisë.Champions League me Realin dhe Kampionati Europian me Portugalinë janë vërtet një ëndërr e bërë realitet. Falenderoj të gjithë mbështetësit portugez për këtë çmim special”, u shpreh ai.

Ronaldo mori këtë çmim, duke mposhtur konkurrencën e mbrojtësit të Realit, Pepes dhe portierit të Sportingut, Rui Patricio.

Fituesi i këtij çmimi u përcaktua nga votat e panelit të trajnerëve, lojtarëve dhe tifozëve në Portugali.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?