Dritani i Ramës në Vlorë, sulmon deputetin e LSI

Aktualitet

Dritan Leli, inspektoi punimet në një tjetër projekt të infrastrukturës, asfaltimin e rrugës pranë nënkalimit të Panajasë.

Ky nënkalim do të lidhë tashmë fshatrat e zonës së Novoselës me autostradën, ndërsa në gjendjen e vështirë problematike që ishte, kalimi në ketë rruge bëhej i pamundur.

Kjo rrugë është një nga 13 segmentet që do të asfaltohen. Ky është segmenti i parë që përfundon, pastaj janë dhe 12 segmentet e tjera brenda territorit të bashkisë të cilat do të transformohen tërësisht përmes këtij investimi që kap vlerën e 1.1 miliard lekë të vjetra.

“Unë kam zgjedhur të punoj. Shumë bëjnë politikë, shkëmbejnë debate dhe mesazhe për të fituar ca vota më tepër. Unë kam zgjedhur që tu shërbej qytetarëve, që ti shërbej Vlorës, ti shërbej të gjithë atyre që kanë zgjedhur të jetojnë në territorin e Bashkisë së Vlorës. E gjitha kjo me qëllimin e vetëm: ta bëjmë Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri sepse e ka të gjithë potencialin për të qenë një qytet i tillë, ka të gjitha energjitë njerëzore për të zhvilluar ekonominë”, theksoi kryebashkiaku Leli duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë deputetit më të ri të LSI-së Flamur Çela, i cili një ditë më parë u kërkoi banorëve të Vlorës të mos qëndrojnë pasiv por të reagojnë përmes votës për subjektin që punon për ta.

Leli nënvizoi se Vlora është kthyer në një kantier ndërtimi ndërsa shumë projekte investimi po bëhen realitet.

 “Ajo që më vjen keq dhe konstatoj janë punët publike, sidomos akset e mëdha për të cilat shfrytëzoj rastin përmes mediave tu transmetoj mesazhin që të punohet më fort për të shtyrë përpara këto punë të mëdha publike siç janë Bypass i Vlorës dhe ai i Fierit, të cilat nuk kanë ecur me ritmin që qytetarët do të donin dhe që Vlora turistike do të donte të kishte në këtë prag sezoni turistik”, u shpreh Leli.

Risultati immagini per dritan leli flamur cela