Nga Armand Maho: E di ku e ka kufirin ky karabush?
Edi Rama do shperndante dje nje fake news, ne faqen e tij zyrtare ne facebook. Behej fjale per nje letyre te gatuar ne kuzhinat e tij mediatike, dhe kamikazeve mediatik ku target ishin bere dy denoncuesit e torturave te Fatmir Xhafes, Valbona Duken dhe Xhavit Konin. E ndersa per Xhavitin e torturuar qe ne moshen 15 vjecare kish gjetur nja dy gjoba aksidentesh per ta paraqitur si te “keqen madhe te sistemit”, duket se per Valbona Duken inatin e kish dhe me te madh. E akuzonte si pagatore te vrasesve me pagese per te vrare nje person pas nje tragjedie qe i kish ndodhur ne familje me bashkeshortin. Dhe jo vetem kaq, por e akuzonte dhe per vrasjen e te vellait Arben Duka! Por problemi nuk eshte kaq i thjeshte sepse e thene nga kryeministri, ngjarja merr nje kuptim pexhorativ. Nje njeri qe ka pese pare mend ne koke, dhe e di si funksionon shteti do e merrte per te marre, por ja qe ka dhe nga ata qe e besojne. Kryeministri i ketij vendi shperndau nje thashethemnaje te rrezikshme qe mund te nxise nje hasmeri mes dy fiseve atje. Ky karabush qe se di ku e ka kufirin, ngulte kembe ne debatet e tij me njerez ne facebook se pacavurja e servirur ishte nje ” investigim i mirefillte”. Pra nje kryeminister qe ka ne dore te gjitha mekanizmat e shtetit sepse raportet e policise dhe prokurorise mund ti kete kur te doje, vendimet e gjykatave, deshmite e deshmitareve etj etj, merr si te mireqene nje hajvanllek te tille dhe e mbron me zjarr. Por, a e mendon ky se si mund te perceptohet kjo tek personat pale ne kete ngjarje. Cfare eshte ky soj pushtetari qe nje debat fundja parimor per torturat qe ka kryer nje hetues i kohes se komunizmit tenton ta ktheje ne dicka personale! Po ne rast se kjo letyre e servirur kthehet ne tragjedi kush e mban pergjegjesi? Si mund te flase kryeministri i nje vendi me gjuhen e nje banditi? Cfare kerkon te na tregoje, se veprimet e Xhafes se tij jane ato te nje engjelli. Po qe ka qene hetues se mohon dot sepse e tere Kruja e tregon me gisht per mizorite e tij!
Valbona Duka eshte viktime e asaj mizorie por seshte fajtore per asgje. Sot ajo jeton ne gjermani ku sistemi i ngritur nga i jati ketij kryministrit tone ( Kristaqi firmoste varje poetesh deri ne 1989) dhe i Xhafes e detyroi te ikte nga vendi i saj, sic detyroi shume e shume shqiptare te tjere!
Por dihet ku eshte problemi me Vlabona Duken, qe e ka terbuar kaq shume deri ne humbje kontrolli liderin global. Ajo e nxori zbuluar… ajo foli per ate qe sduhet te fliste. Foli per Xhafen e tij, ku ai ka mbeshtetur pazaret ligjore! Foli per Xhafen qe desh ti jepte sistemin e drejtesise ne tepsi, dhe kjo e terboi. Foli per Xhafen qe edhe dje edhe sot e perdor per te eleminuar aleatin dhe armikun e tij te perjteshem ne koalicion. Kjo ja erresoi gjykimin, dhe perdori kete metode djallezore me qellim per te kercenuar dhe te tjere qe te mbyllin gojen! Por mos merzitet, se faktet per ish hetuesin e vogel komunist ku ai ka mbeshtetur pushtetin jane kapice. Nuk e di i ziu se ajo qe nuk ble dot eshte e shkuara e tij! Xhavit Koni dhe Valbona Duka nuk duan te e behen as ministra e as deputete, sjane ata problemi i kesaj shoqerie. Perkundrazi kryeministri po rreket ti fuse ne hasmeri! Ata ishin atje ne pune te tyre e ne hall te tyre! Por propozimi per ta bere persekutorin e tyre minister te brendshme ja zgjoi dhimbjen e plageve. Bene ate qe duhet te beje cdo qytetar, denoncuan torturuesin e tyre. Sic kane denoncuar gjermanet hetuesit e gestapos, apo te gjithe qytetaret e lindjes persekutoret e tyre. Dhe ata nuk jane te vetmit! Ne rast se Xhafa i ka harruar viktimat e tij, ata se kane harruar ende shtupen e WC qe ai ja fuste ne goje! Mos u merzit do dalin te gjitha….