Nga Fabian Topollaj: Erion Veliaj është një monstër.

Aktualitet

Shfaqja e Erion Veliajt sot ne ekran me rastin e perurimit te nje stoli dhe perdorimi nga ana e tij te nje vdekjeje per maksimalizim te audiences se propogandes, eshte prova me uleritese e “puneve te verteta” te Bashkise Tirane.
Veliaj del ne tv per nje stol te vetem sepse ne kushtet e disafishimit te taksave vendore dhe perfundimit te projekteve te siguruara dhe bllokuara paraardhesit te tij, ai eshte kryebashkiaku qe shpenzon me pak ne histori per investimet qe permiresojne jeten ne qytet.

Ne kushtet qe e gjithe veprimtaria e Veliajt eshte nje afere gjigande korruptive me koncensione parkimesh, leje ndertimi qe betonizojne hapsirat e mbetura dhe bashkepunim me mafien e plehrave, ai do te na hedhi hi syve duke perdorur lotet dhe dashurine e nje femije qe ti qepi hujduterive te veta kostumin e punetorit.

Politika ne kete vend ka shfrytezuar edhe fatkeqsite njerezore, media i ka sherbyer politikes pothuaj ne cdo rast, por asnjehere nje femije qe qan vellane e tij nuk eshte perdorur si figurant ne reklama elektorale, dhe asnjehere media nuk ka pranuar te behet sherbetore duke shkelur me te dyja kembet cdo etike gazetareske.

Mbas loteve te nje femije per vellane e tij, nuk fshihet vetem nje politikan ekzibicionist, kjo do ishte me e pakta, por nje monster qe per para, pushtet dhe karriere eshte i gatshem te beje cdo gje, te shkaterroj qytetin, te plackise qytetaret, apo dhe te shkel cdo norme morale dhe shoqere, sic ndodhi sot.