Aksidenton me autobuz 6-vjeçaren dhe e lë në mes të rrugës
Një vogëlushe 6 vjeçe në lagjen ‘1 Maji’ të Fierit është përplasur nga një autobuz që drejtohej nga Dashamir Liçaj, 34-vjeç, nga fshati Greshicë i Mallakastrës.
Pasi e ka goditur të miturën, Liçaj është larguar nga vendi I aksidentit duke e lënë në mes të rrugës.
Fatmirësisht vajza ka shpëtuar me vetëm disa lëndime dhe pas mjekimit në spitalin rajonal të Fierit, familja e ka marrë në shtëpi.
Policia e ka ndjekur nnga pas dhe i kaka vënë prangat drejtuesit të autobuzit “Benz” me targa AA 425 KP, Dashamir Liçaj.
Mbi të tani rëndojnë dy akuza: “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”
Total 0 Votes
0
0
