Modelja humb jetën në shinat e trenit ndërsa po realizonte një set fotografik

Stil/Jetë

Një vajzë 19 vjeçare modele, vdiq pasi u godit nga një tren në shinat hekurudhore, vend të cilin ajo kishte zgjedhur të realizonte një set  fotografik.

Policia raportoi se Fredzania Thompson nga Texas po qëndronte sipër shinave kur treni erdhi me shpejtësi dhe e hodhi në anën tjetër të rrugës, duke e lënë të vdekur.

Së fundmi, 19-vjeçarja kishte zbuluar se ajo dhe i fejuari i saj do të prisnin një fëmijë.

Fredzania ishte studente, por dëshironte të vazhdonte karrierën e saj si modele. Ngjarja e tmerrshme ndodhi të premten, ndërsa të hënën ajo do të mbushte 20 vjeç.