Lulzim Basha është shprehur se Fatmir Xhafa nuk do të bëhet asnjë ditë ministër i Brendshëm. Basha u shpreh se Xhafaj mund të bëhet ministër vetëm nëse kalon mbi trupat e tyre.
“Sakrifica e një popullit të tërë të çuar në skajet e mjerimit dhe urisë, poetët e të cilit vareshin në mes të qytetit, sakrifica e një populli të tërë për tërë ata të rinj në kufijtë e klonuar të Shqipërisë, rrezikon të burgoset nga një kryeministër – nip i Byrosë së Enver Hoxhës, që nuk u mjaftua me kriminalizimin dhe drogën, por guxoi t’i propozojë shqiptarëve një nga hetuesit më të egër të diktaturës të Enver Hoxhës si ministër të Brendshëm, një që ka torturuar me duart e tij vajzat dhe djemtë e Krujës; një që hoqi kostumin e hetuesit dhe veshi kostumin e narkotrafikantit bashkë me vëllanë e tij.
“Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”: Kush s’e njeh historinë e Shqipërinë, e pandeh për qingj, por ai është ujk i vjetër i diktaturës.
Le të zotohemi së bashku se Fatmir Xhafa nuk e kalon pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë!
E vetmja rrugë është largimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe i personave që kanë pëlyer duart me gjakun e shqiptarëve gjatë diktaturës komuniste!
Luftë kundër krimit dhe drogës, zgjedhje të lira dhe të ndershme!
I bëj thirrje Fatmir Xhafës të tërhiqet nga aventura që ka nisur! Ai nuk do të jetë asnjë minutë, ministri i shqiptarëve!”, u shpreh Basha.