Përfundon dreka e punës mes kreut të PD-së, dhe ambasadorëve të 7 vendeve të BE-së. Basha: Jashtëzakonisht produktive

Aktualitet

Perfundon dreka e punës mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe ambasadorëve të 7 vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë.

Këtë herë takimi ka zgjatur më shumë se 2 orë, ndërsa është diskutuar në lidhje me situatën politike në vend.

“Jashtëzakonisht produktive. Ata marrin një informacion të drejtë dhe siç është. Kauza qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme është e para”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me ambasadorët.

Të pranishëm në këtë takim ishin 7 ambasadorë e Rumanisë, Turqisë, Suedisë, Çekisë, Spanjës, Bullgarisë dhe Austrisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?