Deklarata e Arian Çanit pak ditë më parë se do të largohet nga vendi për shkak se nuk e sheh Shqipërinë si një vend të sigurtë ku mund të rrisë fëmijët e tij, u pasua nga reagime të shumë personazheve të tjerë. Rreth kësaj çështje është shprehur së fundi dhe Armela Krasniqi, dikur zëdhënëse e PS-së por tashmë prej 2013-ës, krahu i djathtë i Ramës për mediat.
“Nuk e kuptova se pse dhe si e ka thënë “do iki nga ky vend”. Por kur e dëgjova vetja më foli “shyqyr që do kesh një kanal TV më shumë për të parë bashkë me fëmijët”. Si i thonë çdo e keqe e ka një të mirë”, shkruan Armela në profilin e saj në Facebook.
Total 0 Votes
0
0