Gjykata e shkallës së parë në Durrës ka marë vendim të pezullojë punimet e Dako-s

Aktualitet

Gjykata e shkallës së parë në Durrës ka marë vendim të pezullojë punimet me vlerën 5.4 milionë Euro të kryebashkiakut të këtij qyteti i cili po ndërton një objekt të quajtur Veliera, ngjitur me toren veneciane në qendër të Durrësit. Vendimi aktual vjen pas kërkesës së prokurorisë për të ndërprerë krejtësisht punimet. Më parë në bazë të një ankese të shoqërisë civile po kjo gjykatë kishte vendosur pezullimin e punimeve vetëm në njërën nga këmbët e objektit, me pretendimin absurd se vetëm ajo binte në zonën A (ose në zonën e mbrojtur për rrënojat e veta romake, bizantine). Vendimi u quajt një idiotësi sepse nëse paratë e taksapaguesve vazhdonin të shpenzoheshin në tre këmbët e tjera, mbrojtja e së katërtës nuk kishte kuptim.

Vetë kryebashkiaku Dako, në daljet publike që kanë ngjallur një ilaritet jo të zakonshëm (Shiko videon poshtë) e mbrojti vendimin e parë të gjykatës duke thënë se projekti mund të modifikohej rrugës dhe vepra e rkitettit italian Marko Kazamonti, ndoshta mund të mbështetej edhe në tre këmbë.

Por ky vendim aktual pezullimi ndërpret çdo punim mbi një nëntokë që pretendohet se fsheh vlera të mëdha të antikitetit. Prokuroria nisi hetimet me pretendimin se kryebashkiaku Dako kishte shkelur ligjin duke mos marrë më parë vendimin e autoriteteve kopetente të arkeologjisë. Ajo pretendonte se një pjesë e kësaj vepre po ngrihej mbi atë zonë ku është e ndaluar reptësisht të ndërhyhet me përjashtim të objekteve jetësore si rrugë apo kanalizimeFotografia e Lorisa Ylli

Fotografia e Lorisa Ylli

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments