Pas ndërhyrjeve të zjarrfikësve u bë e munduar neutralizim i flakëve, ndërsa mësohet se janë dëmtuar vetëm disa libra të periudhës ruse.
Zëvendës ministri i Kulturës, Zef Çuni i pyetur nga gazetarët tha se materialet e djegura nuk ishin të ndonjë rëndësie të veçantë.
Zef Çuni: Kemi hartuar edhe projektin e rikonstruksionit të Bibliotekës Kombëtare, e cila do të ketë një sistem alarmi shumë më të përsosur sesa ky që kemi.
Pyetje: Janë shuar flakët?
Zef Çuni: Po po patjetër janë shuar
Pyetje: Ka ndonjë dyshim nga se është shkaktuar?
Zef Çuni: Ka ndodhur nga sistemi elektrik
Pyetje: Janë dëmtuar dokumentat me vlerë?
Zef Çuni: Jo absolutisht, vetëm disa libra të periudhës rusë, mesa thonë specialsitët e bibliotekës
Zef Çuni: Nuk ka dëme të mëdhaja sepse është shuar menjëherë nga zjarrfikëset sepse sistemi i alarmit ka funksionuar menjëherë dhe nuk ka dëm shumë të madh.