Zjarri i dyshimtë në Bibliotekë dhe zjarri amerikan që do djegë Ramën
Zjarri i dyshimtë në Bibliotekën Kombëtare që u zbulua “rastësisht” nga policia bashkiake duket i stisur në një moment të keq për Ramën.
I ngjan një loje luftash nga skenarët tipik për të spostuar vëmendjen nga letra bombë e 6 senatorëve drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit Tillerson për rrezikun Rama ndaj demokracisë, zgjedhjeve dhe kapjes së drejtësisë me angazhimin e Soros dhe fonde nga USAID për të cilat po kërkohet hetim nga administrata e Presidentit Trump.
Në të vërtetë, kjo letër është “zjarri” i vërtetë që do të djegë Ramën duan apo nuk duan mediat e pushtetit që censuruan fjalën e Bashës tek çadra pikërisht në momentin kur po lexonte letrën e 6 senatorëve drejtuar Tillersonit, me gjasme pamjet nga zjarri tek biblioteka.