Portieri i Bilbaos pa ndjenja pas përplasjes së fuqishme në kokë

Sport

Klubi i Atletic Bilbaos ditën e sotme e ka përjetuar me ankth dëmtimin në kokë të portierit, Alejandro Remiro i cili përfundoi në spital.

Pas përplasjes së fuqishme në kokë Remiro ka rënë pa ndjenja në fushë, ndërsa ishin mjekët të cilët i dhanë ndihmën e parë, shkruan “Marca”, transmeton SYRI.net.

Menjëherë portieri është nisur me urgjencë drejt spitalit. Para disa minutash ka reaguar zyrtarisht klubi ku ka konfirmuar gjendjen jo shqetësuese të Remiros.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?