Arkitektët në çadër me Bashën: Rama përdori Sorosin për propagandë

Aktualitet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij akuzoi Ramën se ka përdorur Sorosin për të bërë propagandë dhe për të mbrojtur krimin në vend.

“Rama ka përdorur rrjetin e Soros për të bërë propagandë dhe për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin. Ky ka qenë realiteti deri para pak kohësh. Siç po ndodh ditë për ditë ky nuk është më realiteti. Asgjë nuk është më gjë si më parë që pas 18 shkurtit. Qytetarët po marrin në dorë fatet e tyre. Fasada është shkërmoqur para syve të shqiptarëve. Arroganti që krekosej dhe nëpërkëmbte qytetarët sot është struktur dhe po merr koka turku shërbëtorët e vet me shpresën se do ti shpëtojë gjykimit popullor”, tha Basha.

Sipas tij “qeverisja fasadë e ka bërë vendin hambar droge dhe ka çuar në shpunësimin e shqiptarëve dhe i ka kthyer mediat në shërbim të fasadës. Demokraci fasadë, ekonomi fasadë, qeveri fasadë dhe tani duan edhe zgjedhje fasadë. Po ashtu duan edhe opozitë fasadë që t’i bëjë fresk, qeverisë hajdute të Edi Ramës. Por fasada nuk është vetëm simbol i gënjeshtrës, por edhe i vjedhjes. Se prapa fasadës ka një tavolinë ku bashkohen pushtetarë të korruptuar. Kjo që them bazohet në fakte dhe shifra konkrete. Ramën e keni dëgjuar në premtime të pambajtura, tek justifikohet kur e pyesin: Ku e ke rrugën, ujësjellësin, shëndetësinë falas….? Dhe e keni dëgjuar derisa ju janë topitur veshët duke thënë “s’ka lekë, s’ka lekë, s’ka lekë!” Bie shi dhe përmbytet Tirana, Durrësi, Vlora, sepse fasada nuk do t’ia dijë për vepra inxhinjerike, punë të vërtetë sepse ajo kushton para. Po ato para Rama nuk i ka për investime, por për xhepat e tij. Qytetarëve iu shet fasadën dhe paratë i ndan me një grusht njerëzish të korruptuar”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?