Media italiane “Pianeta Italia”: Tahiri u shkarkua për plehrat kimike

Aktualitet

“Pianeta Italia” e lidh largimin nga qeveria të Saimir Tahirit pikërisht me skandalin e 1300 kontenierëve me mbetje të rrezikshme, të cilat dyshohet se janë groposur në Shqipëri ose janë hedhur në det.

Sipas revistës italiane, policia kufitare është nën varësinë e Ministrisë së Brendshme së drejtuar nga Tahiri.

Kontenierët me tonelata mbetje të nisura nga Italia, hynë në Shqipëri përmes portit të Durrësit.

Ja çfarë shkruan media italiane “Pianeta Italia”:

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të sakrifikojë ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili do të lëjë postin orët e ardhshme. Ai është viktima e parë e skandalit të mbetjeve. Ministria e drejtuar prej tij është përgjegjëse për policinë kufitare dhe historinë e 1300 kontenierëve të zhdukur që dyshohet se janë groposur në Shqipëri.

Historia e kontenierëve që u nisën nga porti i Gioia Tauro me destinacion në Shkup, Maqedoni, por që nuk mbërritën kurrë, kanë ndezur konfliktin politik në Shqipëri.

“Kryeministrit Edi Rama i ka ikur fytyra”, thotë gazetari Artur Zheji.

Sikurse Kryeministri shqiptar Edi Rama mund ta imagjinojë, importi i këtyre helmeve nga Italia dhe Evropa është një mister i vërtetë. Shkrimtari italian Roberto Saviano në vitin 2011 kishte ngritur alarmin  e importit të mbetjeve gjatë një interviste me një gazetar shqiptar.

Image

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments