Ish-dhëndri qëllon me armë vjehrrin dhe vjehrrën

Aktualitet

Një ngjarje kriminale ka ndodhur në qytetin e Ballshit, ku ish-dhëndri ka qëlluar me armë vjehrrin E.Xh 53 vjeç dhe vjehrrën L.Xh 52 vjeç.

Nga të shtënat, të dy kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Fierit.

Sipas informacioneve, burri është qëlluar me 3 plumba kurse gruaja me 2. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.

Ish-dhëndri L.S 52 vjeç është larguar pas ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e plagosjes së dyfishtë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?