Nga Edmond Arizaj: Ngjarje të vogla nga marsi “i madh” i ’97-ës
Ngjarje te vogla nga marsi “i madh” i ’97 (me Patrik Sadikaj)
Qyteti i studenteve ishte ne ankth. Dyer qe perplaseshin, te rinj qe nxitonin, gati vrap, me canta ne kurriz, te thirrura, hallakatje. Nje situate surreale. Edhe godina jone, diku nga fundi, 22-23, ishte gjysem e boshatisur. Po rrija ne dhome, ne kat te peste mesa kujtoj, dhe shihja pregatitjet e shokeve per te ikur. “Po ti”?, pyet Patli. Shoket e mi vlonjate kishin ikur. Ne pergjithesi te gjithe studentet nga Vlora ishin larguar. Une e kisha shtyre… “Ke njeri ketu”?, vazhdoi pyetja. Ne fakt kisha edhe tezen dhe xhaxhain. Por sigurisht, qe pas grumbullimit tek korpusi ne mbeshtetje te studenteve te Vlores, mund t’u shkaktoja probleme. Gjithashtu udhetimi per ne Vlore, duke kaluar ne qafen e Koshovices ishte si te hidhje bast me 30 perqind shanse se s’do kishe probleme. “A vjen ne Tropoje me mua”, thote Patli. U vendos. Ne moshen 20 vjecare vendimet merren shpejt…Ne qytetin e studenteve te vetmit qe lame pas, ishin punonjesit e SHIK-ut…
Tirane-Vau Dejes flejme tek njerezit e Patlit.
Vau Dejes-Koman (traget) Bajram Curri. Serish flejme tek njerezit e Patlit. Te nesermen, marrim autobuzin per ne Kepenek, fshat ne zonen e Kamit. Porosia e Patlit: Mos fol, se dallohesh nga gjuha. Sa te veme ne fshatin tim…Nisemi. Rruge e veshtire. Buze humneres shpeshhere. Diku autobuzi ndalon. Ishim ne Cernice (nese kujtohem mire nga cme tha Patli me vone). Personi ngjitur me pyet per oren. Gati i pergjumur i pergjigjem. E kujtoj veshtrimin e tij dyshimtar dhe pyetjen vijuese “nga je” (ne dialekt). Zilja e vogel e alarmit kishte nisur e binte brenda trurit, por krenaria e 20 vjecarit e mundi kujdesin dhe sic kisha bere ato 20 vite u pergjigja me ze pak te larte: Nga Vlora. Duhet nje rregjizor te realizoje kthimin e menjehershem te gati 15-20 kokave, gati te sinkronizuara drejt vendit ku rrija une. Me bisht te syrit shoh shokun tim pak me tej. Patli ishte zverdhur i gjithe. Faji im. Mendimi i vetem qe me kaloi fluturimthi ishte qe rrugetimi mbaroi aty, dhe jo vetem ai me autobuz… Per fat, (sot kur e mendoj, dua te kuptoj pse ata burra nuk folen aspak. Ndoshta pikerisht se jane burra…), pra per fat nuk ndodhi asgje. Pas rreth gjysem ore, apo nje ore udhetimi ne kembe arrijme ne fshat. Prinderit e Patlit, s’kam per ti harruar kurre ata njerez te mrekullueshem, bujare e gazmore. Ne syrin tim nuk i pashe kurre te merzitur…Nga fshati, ishin nje apo dy te rinj, nuk me kujtohet mire, me te cilet familjet kishin humbur kontaktet pasi keta kishin shkuar ne Vlore. Une nje vlonjat ne ate fshat. Nje situate jo dhe aq e pelqyeshme…Por asnjehere problematike. Traditat ishin te forta. Fola me Patlin. Desha te nisesha per Tirane. Ata thane jo, kishin informacione me shume se mua, normalisht. Nejse u vendos. Do nisesha me nje kamion te nesermen nga rruga qe kishim ardhur. Kamioni devijon dhe perfundojme ne zonen kufi te Kamit (Patel nese ngaterroj ndonje toponim me korrigjo 😃), prane postes ushtarake. Ne mos gaboj me kamionin tone ishte bashkuar dhe nje apo dy te tjere. Nje grup i madh te rinjsh qe iu afruan postes. Donin te merrnin armet. Me dukej sikur mbi koder ushtaret e postes serbe (Kosova ishte ende e pushtuar) qeshnin…Pas nje fare kohe te gjithe vershuan brenda dhe gjithe armet rane ne duar te grupit. Aty qellova per here te pare dhe te fundit me te famshmin kallashnikov…
Udhetimi drejt Tiranes kishte deshtuar. Ndoshta me mire, pasi mesova se c’behej ne ate krah…
Pas pak ditesh vendosem ta provonim nga rruga e Kukesit. Deri ne Kukes shkova me vellain e Patlit. Gjetem nje furgon per Tirane. Pagesa ne vend. Porosite: Mos fol fareeee, mos kthe pergjigje, mos shih njeri ne sy, mos zbrit nga furgoni…e nuk mbaj mend sa “mos”-e te tjera. Qafa e Malit. Humnerat. Troshitjet. Frika nga lartesite. Asgje para ndalesave te maskave. Njehere te policise, pastaj te fshatit te rradhes, pastaj policia, pastaj fshati. Shoferi kishte njohje. Nuk zbritem asnjehere. Kontrolle pa pyetje. Ne Fushe Arrez mos gaboj, ndaluam disa here. Ne nje gjatesi te konsiderueshme, ne rruge shiteshin arme. Kishte aty kallashe, pushke, mitroloze, mortaja pashe, veshje ushatarake etj. Vetem une nuk zbrisja…Shtate oret (a me shume) e udhetimit mbaruan ne Tiranen e ngrysur qe trembej nga ndonje bresheri here pas here…Pas rreth dy javesh e ca qe isha larguar rikthehesha aty ku e nisa, ne qytetin e studenteve…Udhetimi dhe mberritja ne Vlore ishin tjeter histori, por te pakten flisja…Kohe absurde.
E Patel, u bene 20 vjet…