Ilir Beqaj, ka qenë i pranishëm në një konferencë të zhvilluar për “Ditën Ndërkombëtare të Veshkave” në Shkodër por që siç duket edhe nga fjala që ka mbajtur, ka qenë në një situatë aspak të pëlqyeshme.
Në një sallë me një prani të pakët të “bluzave të bardha”, Beqaj ka qenë tërësisht i trullosur, si duket nga ndonjë gotë e kthyer më herët, duke shkaktuar një kakofoni në të kuptuar.
Fjalitë që është munduar t’i formulojë lënë për të dëshiruar, si në aspektin e të kuptuarit por edhe përsa i përket mënyrës së të folurit.
Këto janë fjalët që belbëzoi ministri në konferencë:
Sot kemi 1050 pacientë me hemodializë, dhe mesa duket do të vazhdojë dhe disa vite të rritet ky numër.
Ju siguroj që jemi në pikëdata, jemi të mbytur, spo di t’i lexojmë akoma, sjemi gati t’i lexojmë.Kush na dëgjon sot thot ti harxhon për kompjutera, unë skam ilace dhe ka tdrejt, unë s’jam dakort për konsesus kombëtar, nuk është se ktu u paraqiten dy… po t’them unë dy modele nefrologjike që t’bim në konsensus. Atë e dini ju, thërrasim të kaluarën, në 95 % të rasteve nuk ndryshon asgjë, ju edini nga dy muaj n’muaj.
Po me klik kanë bërë recetën tjetër, sa më shumë komplimente për të qenurit pioner të një programi kombëtar.
Edhe dicka tjetër, t’mërkurën tjetër del vendimi i rritjes së pagave.
Gjendja e ministrit duket qartë në videon e Transmetuar nga TV Rozafa
hashtag.al