Nga Ilir Metaliaj: Mars 1997-të

Aktualitet

Sot jane shume gjimnazist e student shqiptar qe nuk e dine cfare i bene shqiptaret vendit te tyre ne ato dite te tmerrshme . I kam perjetuar ato dite ne krye te detyres si ushtarak ne Garden e Republikes dhe sinqerisht nuk doja ta besoja ate qe po ndodhte. Nuk e besonin as delegacionet dhe personalitet e huja qe erdhen ato dite ne Shqiperi dhe une kisha rastin ti shoqeroja . Nga kerkesa per leket e Fajdeve iu versulen Ushtrise dhe Institucioneve shteterore nen udheheqjen e ish ushtarakve te liruar dhe bazes se Partise se vjeter.
Nje gje me ka mbetur ne mendje mbas atyre ngjarjeve qe mos ardhshin kurre.
Në nje debat televiziv i ndjeri Safet Zhulali iu pergjigj keshtu te ndjerit Perikli Teta kur ky i fundit e pyeti pse nuk i mbrojtet Repartet Ushtarake me forcen e armëve ?
S.Zhulali iu pergjigj shkurt – Po te urdheronim që te qëllohej mbi turmat Ju nuk do te ishit sonte ne këte studio, por edhe shumica e disa prej deputetve te ketij kuvendi qe erdhi me forcen e armëve. Ngjarjet e 97- es dhe ato te tjera me vone po e lene kete vend dhe kete shoqeri te corientuar. Eshte e tmerrshme qe sot mbas 27 vjetesh rinia e vendit tim te kete si orientim mbjelljen e kodrave me Kanabis, Emigrimin, kamarier me diplome, apo skllav ne CALL CENTER qe sot jane drejt mbylljes….
Reflektim e pergjegjesi sa nuk eshte vone !

Fotografia e Ilir Metaliaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *