Kuvend: Përplaset Blushi me Ballën. Ja replikat mes tyre.

Politike

E vetmja “opozitë” që ka ngelur në sallë është ajo e Ben Blushit, kryetarit të Libra-s.

Blushi është përfshirë në një debat me deputetin e PS-së Taulant Balla në lidhje me reformën në drejtësi dhe vetingun.

Blushi ka ironizuar duke u shprehur se disa ministra shprehen se pas vetingut do ndryshojë modeli i këpucës apo çmimi i arrave në Tropojë.

Dalin disa ministra dhe thonë se pas procesit të vettingut, do të ndryshojë modeli i këpucëve, do të rritet numri i bletëve në Dibër apo do të ndryshojë çmimi i arrës në Tropojë. Jo të nderuar. Vetingu ka për qëllim që të fusë disa ish-­ministra, ish-­kryebashkiake apo qeveritarë vrasës në burg. Kaq e thjeshtë është.” tha Blushi.

Nga ana tjetër Blushi kërkoi që të ndryshojë rendi i gjërave përsa i përket reformës në drejtësi dhe procesit të vettingut.

Dy proceset janë bllokuar. Reforma në Drejtësi është bllokuar me një vendim nul. Të ndryshoni rendin e gjërave. Bëni ç’është e mundur që të ketë zgjedhje të besueshme. Për ju nuk më vjen keq, por për Shqipërinë po. Shkatërrim të mbarë por Shqipëria nuk e meriton këtë çmim” përfundoi fjalën e tij Blushi.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit Balla, i cili iu drejtua Blushit më fjalët “Nuk ia ke haberin reformës në drejtësi. Reformën je mësuar ta diskutosh në kafe.”

Replikat Blushi-Balla 

Blushi: Vendi është në krizë, ndërsa reforma në drejtësi është e bllokuar. Vettingu vë drejtësi duke arrestuar politikanë. Procesi i vettingut u bllokua me vendim anti-kushtetues. 

Balla: Nuk ia ke haberin reformës në drejtësi. Reformën je mësuar ta diskutosh në kafe. Por ky është proces diskret dhe i bazuar në ligj. Kthimi të Avokati i Popullit është për rishqyrtim. Ato që thua i ke inate me PS, s’kanë lidhje me vettingun. Bojkoti i opozitës është për të bllokuar komisionin ad hoc.  

Blushi: Vendimi që morët për shtyrjen e afatit është joligjor. Duartrokitje të vakëta korre Taulant. Premtova që nuk do bëj debat me ty, por edhe unë i infektuar nga ky parlament jam e shkel fjalën time.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?