Kreu i qeverisë u përfshi në replika me komentuesit në faqen e tij në “Facebook”, të cilët i përmendën atij vendimin e gjykatës për rrëzimin e dënimit me burg të përjetshëm të Aldo Bares.
Një nga ndjekësit i shkruan: Rrofsh për urimin, por a mos u teprua gjë me lirimin e Aldo Bares?
Dhe replika nuk ka vonuar. “Po pse po më bie goja mua Vetingu Vetingu si thua ti?!”, pyeti retorikisht Rama.
Ndërkohë, një tjetër komentueseje që i kërkon dialog me opozitën. “Boll na mbajtët peng. Ta them këtë se kam votuar për ty”, shkruan komentuesja Suela.
Por, Rama ka dashur ta diferencojë veten nga krerët e tjerë të politikës.
“Suela nëqoftëse ty të duket se jemi të gjithë pengmarrës, ky është një problem që zgjidhet duke i gjykuar qëndrimet e secilit e jo duke i futur të gjithë në një thes! Gezuar 8 marsin”, shkruan kryeministri Rama në faqen e tij në “Facebook”.