Shpifi ndaj Shkëlzen Berishës, Karaj kërkon të pajtohet.
Nuk ka pajtim mes djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Romeo Karajt, eksperti ligjor i OSHEE-së sa i takon çështjes CEZ.
Ditën e sotme është zhvilluar gjyqi lidhur me padinë për shpifje që Shkëlzen Berisha kishte bërë për Karajn, ku ky i fundit akuzoi djalin e ish-kryeministrit Berisha se ka udhëtuar me Kastriot Ismilajn për në Pragë.
Ndërkohë, avokati i Shkëlzen Berishës ka pohuar se në seancën e pajtimit se nuk është arritur asgjë e tillë, pasi sipas tij, për këtë çështje nuk ka vend për pajtim.
Shkëlzen Berisha depozitoi në fund të janarit një padi penale ndaj Romeo Karajt, fill pas deklaratave që lëshoi juristi i CEZ.