Rama mbrohet pas Zaho-s

Aktualitet

Provokimi që iu bëri Rama demokratëve dje, kur kaloi pranë protestës, ndezi thirrjet “kriminel” dhe “hajdut”, por askush nuk iu afrua më shumë se ç’duhej. Në fillim kryeministri kaloi i rrethuar nga truprojat e tij. Shkoi në një lokal aty pranë dhe drekoi me familjen. Në kthim, kur protestuesit ishin përgatitur ta shihnin tek kalonte, Rama shoqërohej nga bashkëshortja e tij, ndërsa në krahë mbante djalin e vogël, Zahon. Pamja e të miturit në duar, duket se i ka çarmatosur protestuesit që gjithsesi qëlluan me vezë, por pa e prekur kreun e qeverisë.  Paraditen e sotme, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka e quajti “të neveritshëm” Ramën për atë që bëri.

Dje kaloi i rrethuar me truprojë. Qënie e neveritshme, përdori fëmijën e tij e nxorri aty për t’u mbrojtur. Përdor familjen e fëmijën për interesat e tij por dhe kësaj do i vijë fundi shpejt. Qënieve si ai nuk mund ti hapim rrugë. Nuk ka kthim, prapa. Ta harrojë se do të ketë zgejdhje në këtë vend pa PD.

Paloka tha se Rama synon që zgjedhjet e 18 qershorit t’i bëjë pa PD-në, por këtë ai duhet ta harrojë. “Ai do të emërojë dhe opozitën. Do të vërë Bamirin apo kë mendon. Ta ngulisë mirë në kokë. Më 18 qershor i mbaron mandati e pas 18 qershori ta marrë guximin të hyjë pa mandat në zyrë” tha Paloka.