Klaudia Brahja është e vetëdijshme për atë që disponon, ndaj bukuroshja shqiptare nuk ka aspak frikë të ekspozohet. Edhe pse disa vite më parë Klaudia impresionoi botën me fotot e saj të nxehta, të realizuara në Shtetet e Bashkuara, këtë herë ajo ka ardhur në një tjetër version, natyrisht edhe më joshës se ai i pari. Tejet provokuese dhe agresive, e denjë për revistat pornografike, modelja ka ekspozuar pjesët intime të trupit të saj.
Fotot bardhezi nuk i lënë shumë vend imagjinatës, ndërsa shqiptarja që aktualisht jeton në Francë, ka arritur të bëhet një nga vajzat më të komentuara në Paris, e natyrisht edhe të famshme. Në fakt, modelja është bërë e njohur pikërisht për shkak të seteve të saj fotografike nudo. Kohë më parë ajo ka punuar me emra të njohur të fotografisë, një prej tyre edhe fotografi Gilles Pautigny. Ndërsa më herët, nudot artistike të modeles janë publikuar në revistën e njohur amerikane “Pointsevenmach”.