Nga Rexhep Shahu: Deputeët e PD që paguhen me rrogë të mirë, nuk kanë kohë mjaftueshem të qëndrojne në cadrën e protestës

Aktualitet

Deputetet e PD qe paguhen me rroge te mire, nuk kane kohe mjaftueshem te qendrojne ne cadren e protestes, jane te zene me hallet e kombit, ndonjehere u vjen edhe ngapak turp qe te rrine aty me ata njerez aty ne cader, njerez qe shpesh nuk kane leke as per nje kafe 70 lekeshe aty prane.
Deputetet duken aty vetem qe t’i bien ne sy Bashes, bejne ndonje selfie ne skuta e vende ku nuk shihen prej njerzve dhe ikin duke lene te lumtur protestuesit, duke u dhuruar protestuesve pak nga koha e tyre e cmuar, duke sakrifikuar nga vetja e tyre per kete popull. Ikin fshehtas duke u ndjere te turperuar qe i shohin njerzit mes protestuesve. Shume deputete te PD ndjehen te turperuar qe detyrohen te duken pak caste te cadra e protestes.
Deputetet e PD, shumica e tyre, jane deputete fale fatit e rastesise e jo nga merita. Por sot ata jane te bindur se jane ajka e ketij vendi, jane te pazevendesueshem dhe Lulzim Basha duhet t’i riemeroje deputete. Per te miren tone duhet t’i riemeroje deputete. I bejne nder e i japin lavdi PD.
Deputetet e PD por dhe shume mentare e pleqnare te shquar rrine e shohin piken e zeze ne fleten e bardhe. Japin mend nga larg si lidere boterore por nuk begenisin te duken te cadra, te takojne ndokend, te flasin me ndoken.
Te cadra, jashte saj, te selia, ne kulisa behet horllek i madh se kush, ke caktojne te flase aty ne krah te Bashes, ke, kush, kujt ti japin grada si foles, ligjerues, si kandidat potencial i neserm. Ky horllek qe behet nga nepunes, me e pakta te paditur, per te mos thene te porositur nga kundershtari politik e ndoshta edhe me thelle, i sherben kundershtarit politik, deformon vullnete, krijon e thellon pakenaqesi.
Basha me te foluren e tij e ka shprehur se nuk eshte cadra qe cakton pushtetaret e neserm, por as ikja apo fshehja prej cadres nuk stimulon apo favorizon kend si pushtetar te neserm.
Okolla cadres, armata nepunesore e PD ka vu kazanin e po gatuan corben e deputetllekut. Po zihen kungujt e neserm.
Jane mbledhe spiune e ishspiune, spiune te te gjitha regjimeve, spiune rrogtare ish zyrtare, spiune bashkepunetore te sigurimit te shtetit, zyrtare legale, ish te deklasuar te zellshem ndaj partise dhe po diskutojne per cmime deputeti, per merita, kush, pse, ke, per anonime e gjysme anonome, por gjithmone po harrohet nje kut, kuti i moralit.
Dhe morali qe kerkohet nuk ka te beje se me cilen studente flirton ky apo ai, sa perbuzes eshte ndaj gruas se tij ky apo ai, por morali ka te beje se sa ka vjedhe, sa ka mashtruar, sa ka pervetesuar, sa vende pune ka shite me leke, sa leke ka paguar ne seksere per ta blere nje post apo mandat, sa flirtime politike ka bere.
Lulzim Basha e di se tradhetia nuk eshte vlere as virtyt. Ndaj ju organizatore, nepunes, qe merreni me organizime, mos e dhini punen deri ne ate mase sa ta vini ne valle krah per krah Bashen me tradhetare. E di se me i dobishem e domosdoshem eshte ai qe nuk e ka tradhetuar kurre PD ne raport me ate qe vjen te PD vetem kur do post dhe behet kunder PD kur s’merr post. Promovimi i tradhetareve si heroj nuk i ben nder PD dhe nuk e nge ne syte e opinionit. PD nuk eshte streha e te deshperuarve apo te humburve ne partite e tjera. Edhe ata qe kane marre poste si tradhetare, qe kane shetite ne parti te tjera dhe vijne te mjelin PD, duhet ta dine se ne e dime, ne qe nuk shkuam as ne Beograd e askund per ankese, e dime dhe e dime mire.
Lulzim Basha si per inat te Rames po shfaqet i qarte, po artikulon paster, po shfaqet qendrestar, duket se nuk po ben shaka, nuk po ankohet per ndonje semundje, as per lodhje, as per plakje. Rri filiz drejt, nuk duhet i kerrusur si Rama. Normal Rama eshte plak krahasim me Bashen, eshet kryeminister dhe eshet lodhe me hallet e vendit.
Basha ka artikuluar po eshte tjeter qe nuk duan ta degjojne, se qeveria e parlamenti i neserm nuk jane ato qe i sillen neper breke, ata qe shkojne e zene vendet ngjitur tij me force, por as ata qe u vjen turp dhe rende te duken tek cadra e protestes.
Une kam filluar te besoj se nga ajo cader do te filloje te krijohet nje moral i ri, apo me sakte do te fitoje morali. Nuk eshte ceshtje qeverie por ceshtje morali dhe ceshtja si te shpetohet nga sigurimi i shtetit ky vend

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments