Nga Lulzim Lelçaj: Për ata që nuk kuptojnë pasojat e një “REFORME” !!!!!

Aktualitet

Nje shembull i nje Reforme te 66 viteve me pare, e miratuar me brohoritje.
Per ata qe nuk kuptojne pasojat e nje “REFORME” !!!!!

Dekreti i botuar në gazetën “Zëri i Popullit” me 27 shkurt 1951, f 1

Dekret mbi ndjekjen dhe shikimin e veprimtarisë t’organizatave terroriste dhe t’akteve terroriste kundër punonjësve të Pushtetit Popullor dhe organizatave politike e shoqërore të Republikës popullore të Shqipërisë.
(Në mbështetje të nenit 58, pika 6, të Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë);
Mbi propozimin e Qeverisë,
Presidiumi i Kuvendit Popullor
Nxjerr këtë dekret:

Dekret me datë 26 shkurt 1951 mbi ndjekjen dhe shikimin e veprimtarisë s’organizatave terroriste dhe të akteve terroriste kundër punonjësve të pushtetit popullor dhe të organizatave politike e shoqërore të republikës së popullore të shqipërisë.

Neni 1
Hetimet në lidhje me veprimtarinë e organizatave terroriste dhe akteve terroriste kundër punonjësve të Pushtetit Popullor dhe organizatave politike e shoqërore të Republikës Popullore të Shqipërisë duhet të përfundohen brenda një kohe jo më të gjatë 10 ditë.

Neni 2
Akt-akuza i dorëzohet të pandehurit një ditë përpara shikimit të çështjes në gjyq.

Neni 3
Gjyqi bëhet pa pjesëmarrjen e palëve.

Neni 4
Rekursi kundër vendimit përfundimtar si dhe paraqitja e kërkesave për falje nuk lejohen.

Neni 5
Vendimi në masën ndëshkimore më të lartë ekzekutohet menjëherë pas dhënies së vendimit.

Neni 6
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë 26 shkurt 1951.
Nr. Regjistrit 1223.

PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË
Sekretari
Sami Baholli
Kryetari
Dr. Omer Nishani

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?