Mos u habisni. Armando Prenga mund të kandidojë në zgjedhjet e 18 qershorit

Aktualitet

Duke qenë se ai u largua vullnetarisht, KQZ-ja nuk ka marrë vendim për të, duke shuar automatikisht çështjen e ngritur nga Prokuroria ndaj tij.

Me këtë lëvizje, Armando Prenga mund të jetë kandidat në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit, pasi ndaj tij nuk pati vendim për kufizim mandati dhe nuk u listua te deputetët që u prekën nga dekriminalizimi.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Baftjar Rusi, i cili theksoi se Prenga është i lirë që të garojë në zgjedhjet e ardhshme, nëse do të dëshirojë.

Këtë fakt e kanë konfirmuar dhe burime nga KQZ, sipas të cilave, Prenga me akuzuat që u ngritën nga Prokuroria nuk do të penalizohej për të garuar në zgjedhjet e ardhshme. Por duke qenë se çështja “Prenga” ishte zgjidhur pa nisur mbledhja e KQZ-së, anëtarëve të saj u mbeti në axhendë vetëm sherri mes tyre.

Me anë të një letre depozituar në Kuvend, Armando Prenga deklaroi dje se jepte dorëheqje pasi kërkonte të mos shqetësonte familjen.

“Dëshiroj t’ju informoj ju, zoti kryetar, por edhe opinionin publik, se ligji për dekriminalizimin në asnjë dispozitë të tij nuk parashikon ndërprerjen e mandatit të të zgjedhurve për një dënim me gjobë, siç është rasti im. Por për qetësinë time dhe të familjes sime, deklaroj si më sipër se heq dorë sot dhe gjithmonë nga mandati që zgjedhësit e mi dhe Kushtetuta më ka ngarkuar”, thuhet në letrën e Armando