Dy persona të maskuar kanë sulmuar dhe i kanë marrë çantën plot me lekë një kambisti në Korçë

Aktualitet

Dy persona të maskuar kanë sulmuar dhe i kanë marrë çantën plot me lekë një kambisti në këtë qytet. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur sot në lagjen numër 18 në Korçë, tek rruga “Petraq Shomo”.

Sipas policisë, dy persona të maskuar i kanë dalë në rrugë dhe i kanë vjedhur me dhunë  shtetasit me inicialet A. I., një çantë brenda së cilës kishte një shumë lekësh.

Nga të dhënat e para, rezulton se dy personat pasi i kanë marrë çantën këtij personi dhe janë larguar me shpejtësi.

Pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka nisur po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?