Ish-drejtori i Burgjeve lihet në burg

Aktualitet

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që ta lejë në burg ish-drejtorin e burgjeve, Artur Zoto.

Ky i fundit u arrestua 3 ditë më parë pas një hetimi të bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi ish-drejtori dyshohet për “korrupsion”.

Arrestimi i Artur Zotos u bë pas një vendimi të Krimeve  të Rënda, ndërsa sot gjykata i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Zoto akuzohet se ka bërë korrupsion me ushqimet gjatë kohës kur ai drejtonte Drejtorinë e Burgjeve.