Protesta e opozitës ka njohur dje një zhvillim të ri. Qindra gjimnazistë të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar tubimit të Partisë Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjimnazistët, në parullat e tyre kanë shprehur shqetësimin për reformën që u bë në arsimin e lartë. Reforma e re në arsim krijoi një kaos tek të gjithë maturantët që në nisje të këtij viti universitar. Një pjesë gjimnazistëve në protestë, të cilëve votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 18 qershorit, mbanin në duar parulla që kanë të bëjnë me standardet e zgjedhjeve dhe me votën e lirë. Pra solidarë me protestën.
Numri i gjimnazistëve në protestë mund të ishte edhe më i madh dje, por disa drejtorët në disa gjimnaze u kanë ndalur të rinjve të marrin pjesë në protestë. Në media u raportua se në gjimnazin “Asim Vokshi”, një nga më të mëdhenjtë në Tiranë, drejtoria e këtij institucioni ishte kyçur dyert për të ndaluar pjesëmarrjen e të rinjve në protestën e opozitës te sheshi para kryeministrisë. Jo zyrtarisht mësohet se drejtorët dhe arsimtarët e gjimnazeve janë urdhëruar se do të pushohen nga puna, nëse lejojnë gjimnazistët të ikin nga mësimi te protesta. Gjithashtu dhe rojet e institucioneve arsimore janë njoftuar që të komunikojnë me forcat e rendit nëse në gjimnaze ka aktivitete dhe tubime që lidhen me protestën e opozitës. Një pjesë e gjimnazëve kanë vendosur metoda të dhunshme për të mos hapur asnjë derë, porse mënyra me e mirë do ishte që gjimanzistët janë të vegjël për te lenë shkollën për protesta. Për asnjë parti politike. Studentët e universitëteve janë të pjekur, në moshën e ligjit për të vendosur si te mendojnë në lidhje me shkollën dhe protestën. Mund të ketë sanksione nga pedagogët e universitetëve, por gjithsesi studentët janë të lirë të shkojnë apo jo te protesta; të bojkotojnë apo të rrijnë në auditore e universitetit.
Por në shkollat e mesme është gabim. Ata janë akoma shumë të rinjë, ndonëse kanë të drejtë për çdo mosdakortësi të tyre për ligjin e shkollës së lartë. Lulzim Basha u premtoi dje se ligjin e arësimit të lartë do ta ndryshojë të parin sapo të vijë në pushtet, por kjo i përket së ardhmes. Mësimi në shkollat e mesme nuk duhet bojkotuar. Dje ka informacione se mësimi nuk u bojkotua vetëm në Tiranë. Në Shkodër, qindra gjimnazistë dhe studentë të universitetit “Luigj Gurakuqi” ndërprenë mësimin, në shenjë solidariteteti me protestën e opozitës në Tiranë. Studentët kanë gjithë të drejtën e Zotit të lenë mësimin dhe të shkojnë të çadra. Edhe mund të bllokojnë universitetet.
Pjesëmarrja e të rinjve në protestë ka hapur një debat në media lidhur përdorimin e të rinjve dhe arsimit parauniversitar në tubime politike. Nga Partia Socialiste u akuzua PD-ja se po përdor për mitingje, nxënësit, duke shkelur ligjin. Në atë që ndodhi dje nuk është e provuar se deputetë apo zyrtarë të PD-së u kanë bërë thirrje të rinjve të lënë mësimin dhe të marrin pjesë në protestë. Të paktën publikisht nuk ka asnjë deklaratë që të faktojë se demokratët ishin ata që i nxorën të rinjtë nga shkolla. Gjimnazistët, nga sa është parë dje në tubim, janë organizuar vetë dhe kanë shprehur shqetësime që kanë të bëjmë më së shumti me ligjin e ri të arsimit të lartë.
Por duket se dita e djeshme nuk do të jetë e vetmja ku gjimnazistët dhe të rinjtë do të jaeë pjesë e protestës. Në rrjete sociale dje gjimnazistët janë organizuar dhe pritet që një pjesë prej tyre të marrin pjesë në tubimin e opozitës përballë Kryeministrisë. Veç gjimnazeve që ishin dje në protestë, pritet që të vijnë edhe shkolla të tjera të mesme. Ndërkohë që veç Tiranës dhe Shkodrës grupimet e gjimnazistëve dhe studentëve janë duke u organizuar edhe në qytete të tjera, si Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Fier.
Mos nxisni gjimnazistët të bojkotojnë. Studentët e universitetëve janë të lirë të ecin në udhën e paraardhësve të tyre të vitit 1990 apo 1992. Edhe njëherë jo gjimnazistët.
S.P.