Pritet që bileta të shkojë rreth 70 lekë, nga 40 që është aktualisht.

Aktualitet

Pas lançimit të masave të marra nga Bashkia e Tiranës, përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit Qytetas, Ervin Shijaku, në një intervistë për TV SCAN thekson se në këto kushte, operatorët do të jenë të detyruar të kërkojnë rritje të çmimit të biletës urbane.

Propozimi i operatorëve është konkret, duke tentuar që bileta të shkojë rreth 70 lekë, nga 40 që është aktualisht.

Bashkia e Tiranës ka premtuar se kjo reformë, që përfshin rritje të cilësisë së shërbimit, shtimin e flotës së urbanëve, rinovimin e mjeteve, implementimin e biletës elektronike, nuk do të sjellë kosto të shtuara për qytetarët.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?