22 shkurt 1955, Mengjes I ftohte,nga ato mengjese qe te ngjall nje ftohtesi ne shpirt. Dola dhe u nisa per Kukes,se do nisesha per ne Tirane. U nisa dhe nuk e dija se pikerisht sot do me servirnin pjaten e gatuar ne degen e brendshme,me shume kujdes nga “kuzhinieret” Lilo Zeneli, Abedin Tajare,Todi Lubonja, me ndihmen e pakursyer te H.Demirt(Gjana) dhe Sh.Velise(Cena) te cilit kishin derguar “lenden e pare”
Hypa ne autobuzin e Ali Shllakut, per here te fundit I lire,dhe nuk e dija se “sofra” ime ishte shtruar ne Shkoder e po me priste me “padurim” Eshte shume e cuditshme parandjenjat e shpirtit,sepse pikerisht ato kohe une kisha parandjenjen se do me arrestonin.por lutesha qe te ikte Lilo Zeneli pasi ishte shume I tmerrshem. Pas nje rruge te mundimshme arrij ne shkoder ku “kamarieret” ishin bere gati pjaten per mua. Nazmi Kraja dhe Tahir Vuka,u pershendeta me ta dhe me shume dinakeri me thone
-Per ku je nise Bajram?
-Per Tirane u them se kam mbledhje ne ministri te arsimit
-ou edhe ne per Tirane jemi,po deshe hajde me ne
– a keni vend- I pyes une?
– po ore me thone,hajd ehyr ne gazin e deges.
Hyj Brenda, Nazmi Kraja ne vend te pare,kurse tahir vuka ngjite me mua,
Kur vijme te ura e bunes, makina ndalon, dhe Nazmi Kraja thote fjaline e famshme te asaj kohe
“Ne emer te popullit je I arrestuar”
Ne moment Tahir Vuka me ve hekurat ne duar duke me share nga nena,
-Degjo Tahir I bertet Nazmiu, Per ideal te parties te vras ketu ku jemi, ne na kane urdheruar te arrestojme e ta dergojme ne kukes,kaq eshte puna jone nuk kemi pune me nenen e tij
Kur kemi ardhe ne kukes naten I kane fike dritat e maines kur hyme ne Degen e Brendshme.
Direkt erdhen tre “kuzhinieret”, Lilo,Abedini,dhe Todi
Eh Bajram Hereni si me kaperdiseshe ne zyren e drejtorit te libraries, e shikon ku perfundove?
Ju jeni kriminele,se une nuk erdha vete ketu me sollet ju.
Ky ishte taimi I pare me “kuzhinieret” qe gatuan “pjaten” time
Sot u bene 60 vjet nga ajo dite ,

Nga Shpëtim Hereni: Ankthi i nje dite si ankthi një jete
Total 5 Votes
0
5