Nga Beneta Lika Shena: Do qëndrojmë këtu deri sa bijtë e etërve ta kuptojnë se ne nuk bëjmë shaka

Aktualitet

Eshte dita e peste qe jemi sot ketu, ne cadren e lirise sic me te drejte e kemi pagezuar se bashku, te vendosur cdo dite e me shume ne mbrojtje te te drejtes me themelore ne nje vend demokratik : Vota e lire e nje populli sovran !
Eshte kjo arsye themelore nga e cila marrin jete dhe ngrihen te gjitha strukturat demokratike te cilat percaktojne drejtimin qe do marrin deri jetet dhe familjet tona !
Cdokush prej nesh, ne kete tempull te fjales se lire ka nje apo me shume arsye qe te protestoje por nenat dhe gruaja shqiptare i ka ato se bashku !
Puna është e drejta themelore, e lidhur dhe e pandashme me qenien njerëzore, mënyra mbi të cilën krijohet e ngrihet mirëqenia dhe kënaqësia personale dhe familjare.
E te jesh sot i papune, per me shume nje femer, me nje familje me femije te rritur qe ndjekin arsimin e larte eshte jo vetem nje stres i perditshem por nje dhembje e vazhdueshme.
Masivisht kjo qeveri menjehere sa mori pushtetin largoi pa motiv mijra e mijra burra, gra, djem e vajza, punetore dhe intelektuale te ndershem duke i flakur ne rruge per te vetmen arsye: Thjesht ishin punesuar gjate qeverisjes se PDSH !
Nje nga te flakurat ne rruge pa arsye e motiv isha dhe une.
Eshte e trishtueshme te duash, por te mos mundesh te plotesosh nje kerkese te femijes tend maturant, student apo parashkollor !
Eshte e dhimbshme te duash, por te mos mundesh te ulesh me miqte e tu, sepse shumica e tyre o jane te papune o kane emigruar jashte nga kjo varferi qe po na merr frymen, rrjedhoje e papunesise !
Eshte shume e rende per nje femer te jete e papune !
Eshte e padurueshme te degjosh kete kryeminister cdo dite te thote: Pune ka por duhen specialiste !
A ka ketu ndonje qe nuk ndihet specialist ne profesionin e tij ?
Por jo, per kete kryeminister fasade specialiste jane, tutoret, kanabistet, kriminelet e veshur me pushtet, deputetet me 10 emra qe mundesisht te ndiqen nga interpoli ! Sa me llum dhe e ndyre CV-ja e sejcilit prej tyre aq me i larte niveli i specialitetit !
Te nderuar greviste !
Do qendrojme ketu deri sa ky palo-kryeminister do kuptoje se kush eshte forca e qendreses qytetare !
Do qendrojme ketu deri kur ky palo-kryeminister do kuptoje se keta njerez ketu japin jeten per dashurine e familjes, por per te qene te lire japin kete te fundit !
Do qendrojme ketu deri sa te garantohemi se votat tona do lexohen drejt ne te kundert kemi humbur perfundimisht lirine!
Do qendrojme ketu deri sa te garantohemi se sdo kete me ekonomi fasade, shendetesi fasade, arsim fasade, punesim fasade per ti treguar keti palo-kryeministri se me penelet e tij mund te zhgarravise gjithshka por jo te ardhmen e familjeve dhe femijeve tane !
Do qendrojme ketu deri sa bijte e eterve te kuptojne se ne nuk bejme shaka dhe nuk do falim asnje milimeter nga e drejta e garantuar ne kushtetute per cdo qytetar te ketij vendi : VOTA E LIRE, E LEXUAR DREJT DHE JO E DEFORMUAR !
Ne te kundert nuk do jemi me vetem te papune e te varfer, por mjerisht JO TE LIRE !
Respekt per Ju qe jeni ketu dhe ata jashte qe mbulojne hallet tona te perditeshme dhe qe smunden te jene me ne, por qe me shpirt dhe zemer jane ketu !
Koha do te tregoje, sic ka vertetuar kurdohere se kush ngrihet per liri dhe te drejte nuk humbet kurre.

 

Fotografia e Beneta Lika Shena

0 0 votes
Article Rating
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments