Adi Haxhiymeri i pari në e listën e PAA për deputet në kryeqytet

Politike

Burime të 360grade.al, kanë zbuluar planin “sekret” të Kryetarit të PAA, Partia Agrare Ambientaliste, Agron Duka, për të angazhuar si të parin e listës për deuptet në kryeqytet. Ai është Adi Haxhiymeri, sipërmarrës i suksesshëm që drejton fabrikën më të madhe të miellit dhe të përpunimit të drithërave në Shqipëri. Haxhiymeri rrjedh nga një familje me rrënjë 100 vjeçare në Tiranë dhe ka njohje dhe simpati shumë të gjera në kryeqytet.

Ja se çfarë thotë ai, në një nga komunikimet ku edhe njofton futjen e tij, për herë të parë në politikë:

“Do të jem kandidati për deputet i Partisë Agrare Ambientaliste në qarkun e Tiranës. Pas shumë vitesh kontribut si sipërmarrës në këtë qytet, ndjej se duhet të ndërmarrë një angazhim tjetër për të çuar më tej zhvillimin e kryeqëndrës së shqiptarëve dhe gjithë vëndit tim.

Me sinqeritetin që ju më njihni, ju them se përpara se të jetë një angazhim politik, është mbi të gjitha një angazhim social dhe ndjehem i vlerësuar që jam pjesë e një gare të tillë. Zgjodha të jem pjesë e Partisë Agrare Ambientaliste nisur nga vlerat dhe lidershipi që ajo ka.

Në ditët në vijim do të trokas tek ju në çdo derë, për të ndarë së bashku problematikat që keni dhe sigurisht për të kërkuar besim. Besim me votë më 18 Qershor, në mënyrë që unë dhe kolegët e tjerë të PAA-së të jemi zëri juaj në parlamentin e ri.

Duke ju falenderuar, po e mbyll këtë mesazh të parë timin në Facebook, me ftesën për t’u bashkuar rreth këtij angazhimi të ri, angazhim që synon t’i kthejë Tiranës dhe vëndit tim vlerat që meritojnë. Bashkë është e mundshme dhe ne do t’ja dalim.
Ka ardhur koha për ZGJIDHJE !
Adi Haxhiymeri”

Duket se në këtë Fushatë Zgjedhore që vjen Agron Duka, partia dhe stafi që ai ka përzgjedhur në qarqet elektorale më të rëndësishme të Shqipërisë, do të jetë surpriza politike 2017. /360grade.al/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?