Shpërthejnë studentët. Bojkotojne mësimet dhe i drejtohen çadrës se protestuesve. Rrethohen nga policia

Aktualitet

Dhjetëra të rinjë të gjimnazit “Partizani” dolën në protestë sot në mëngjes kundër reformës në arsim. Por jo vetëm për reformën. Një pjesë e tyre janë të shqetësuar për të drejtën e studimit në universitete, duke parë çfarë ndodhi vitin e kaluar me maturantët. Shumë prej të rinjve mbanin pankarta në duar ku bëhej thirrje për anullimin e reformës, ndërsa një pjesë tjetër kishin të bënin me zgjedhjet. Ndërsa gjimnazet e tjera të kryeqytetit po shkojnë te çadra e protestës së opozitës. Gjimnazet “Petro Nini” dhe “Ismail Qemali” që po shfaqin shenja solidariteti me protestën janë rrethuar nga policia e Tiranës. Drejtorët dhe arsimtarët e gjimnazëve janë urdhëruar se do të pushohen nga puna, nëse lejojnë gjimnazistët të ikin nga mësimi te protesta. Bile kanë vendosur informatorë përreth çadrës për të parë se nga cili gjimnaz janë të rinjtë pro protestës.

Mësohet se nesër shoqata e gjimnazistëve kanë vendosur të mos shkojnë në shkolla në shenjë bojkoti dhe do të rrethojnë çadrën.

Plas në gjimnazet e Tiranës. Bojkotojnë mësimin. Solidarizohen me “çadrën”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *