Sadiku në formë të mirë

Sport

Trajneri Gianni de Biasi mund të ketë qenë edhe më i qetë pas mbrëmjes së djeshme sa i përket llogarive që ai po bën për Italinë. Shqipëria do të luajë më 24 mars ndeshjen e radhës në eliminatoret e botërorit rus ndaj italianëve, ndërsa disa nga kuqezinjtë shkëlqyen me ekipet e tyre në fundjavë. Sulmuesi i kombëtares sonë, Armando Sadiku, shënoi ndaj ish-ekipit të tij Vaduz, golin e barazimit 1-1, duke i dhënë një pikë të çmuar Luganos. Forma e mirë e Sadikut që gjeti rrugën e rrjetës edhe këtë javë, kanë dhënë shpresë për mbijetesën e Luganos, që mori një rezultat pozitiv në transfertë ndaj një rivali direkt për të qëndruar në elitën e futbollit zviceran.

Kujtojmë se Sadiku iu bashkua Luganos në formë huazimi gjatë dimrit. Edhe Taulant Xhaka tregoi një formë të shkëlqyer në fitoren 4-3 të Basel. SKuadrta e Xhakës përmbysi shifrat nga 3-1 në 4-3. Baseli u kthye në lojë, prej golit të minutës së 72-të, ku Taulant Xhaka veproi në mënyrë të shkëlqyer nga e majta e sulmit, pasi te Eliunusi, goditja e të cilit u devijua nga Doumbia dhe përfundoi në rrjetë duke rihapur lojën.Por po aq pozitive, këtë javë, ka rezultuar paraqitja e Mavraj me Hamburg, në Gjermani, si dhe e dy portierëve, Berisha dhe Strakosha në Seria A, përkatësisht me Atalantën dhe Lazio. Kanë shkëlqyer këtë javë në Seria A, edhe mbrojtësit Hysaj e Ajeti, me ekipet e tyre, si dhe mesfushori Memushaj. Napoli i Hysajt, fitoi 3-1 në transfertë me Kievon, duke ndjekur hapin e Juventus, në garë për titull. Bardhezinjtë fituan ndaj Palermos 4-1 të premten në mbrëmje. Peskara e Ledian Memushjt fitoi 5-0 ndaj Xhenoas; në këtë ndeshje, mesfushori kuqezi dha dy asiste.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?