Poezi nga Alban Bala.

Poezi

POEMA IME

Poema ime
Femija im
Enderr…
Kam ende mbi fytyre driten e syve te tu
Rreth qafes t’i mbaj krahet e holle si vargje kenge
Zeri im eshte leximi i shenjave te tua te vogla
Mbi lekure
Nje kujtese dashurie, fuqi e mbledhur nder humbje
Te bukura…

Vetem nje femije mund ta kuptoje nje burre
Dhe qiellin e tij prej yjesh te bere pluhur
Shkelur nga nje grua…

Une tash sa kohe te shkruaj me penen e hijes
Se trupit tim qe udheton i permallur
Mbi flete qytetesh plot njerez, mbi pyje
Qe jane bere zjarr,
Mbi rruge qe me bindin se asnje gje nuk iken
Mbi fusha te rrezuara fresket prej qiellit
Mbi livadhe, mbi ujra, mbi fytyra brigjesh…

Mijera diej kam lene te ikin e mijera te tjere kam pritur
Te ngriheshin per ty…

Ndoshta Zoti ka ruajtur nje te fshehte te fundit
Qe do ta gjej nder lutje, tek i jap fryme endrres
Si bleta prej lules do te shfaqesh ne ajer
E do m’i ndrisesh syte, ato duart e zemres

T’i perkedhel i pafjale perrenjte e bardhe te vargjeve
Ato floke te arte qe era ngre ne qiell
Dhe pastaj bashke do shkruajme nje kenge te dlire femije
Dhe do ta kendojme mbi rruge, me dy hije
Si nje ore te nxjerre prej kujteses qe Zoti
Na e fali per te matur perjetesine…

Fotografia e Alban Bala

FEMIJET RRITEN ME TINGUJ DRITE

Femijet rriten me tinguj drite
Burrat me heshtje, grate me shikime…
Boten njeriut ia rrisin ikjet
Dhe shtepine ia zmadhojne kthimet.

Dje isha lume. Sot jam tek deti
E neser reve do ngjitem prore.
Permbi nje lule do zbres si vesa
Avull i gjelber yjesh te ftohte.

Hene e lektisur nder lote te qiellit
Limfe e tejpashme ne teh haloresh
Fryme e padukshme, zjarr i thepisur
Prekjesh prej drite mbi luleborat…

Do vij e shkoj si peshperima
Ne endrra netesh, ne dite gezimi
Dhe kur te rritem do ta shihni
Sa lehte eshte te mbetesh femije…

Fotografia e Alban Bala

JAM VESHUR ME AROMEN TENDE

Jam veshur me aromen tende si muzgu me drite.
Pa fryme do jetoja, por pa ty eshte veshtire.
Eci ne gjurme endrrash qe u shkruan para se te vije
Dhe jam gjithnje vete i dyte…

Jam ti – si shkelqim – mbi nje qeshje femije.
Jam kendi i drites mbi gjithcka qe di.
Brenda syve te tu dhe buzeve qe s’binden
Flen perjetesia dhe koha ime e rimte.

Asgje nuk me perfshin si ti; nganjehere vetmia
Flet me zerin tim. Por dhe ai s’eshte i imi.
Jehonash vibrojne largesite si yje
Dhe qielli ben strehe per dy stine. Po shkon dimri.

Ne sqetull pranverash shirat blegerojne
Harrimin e staneve nder pyje.
Kam nisur te te kerkoj dhe kur je prane meje
Si njeriu qe nuk ngopet pasqyrash.

Pa fryme do jetoja, por pa ty eshte veshtire
Vetja ime…

Fotografia e Alban Bala

 TI ME PERKEDHEL

Ti me perkedhel dhe pianoja ime
Zgjohet.
Me tastet e bardhe te thinjave dhe tingujt
Rinore te flokeve te zinj.

Pak oktave kane mbetur dhe shume muzike
Mes brinjeve te mia.

Orkestra e kujtimeve lundron si anije
Mbi detin e frymes.
Ti me perkedhel dhe kthehem femije
Fyell i gjelber, lofate e perlotur,
Sy.

Sa gishta duhen per te numeruar yjet?…

Fotografia e Alban Bala
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?