Adriatik Llalla: ka ende deputetë të lidhur me krimin
Adriatik Llalla duket se ka ende material për deputetë të lidhur me krimin. Pas 6 emrave që kërkoi heqjen e mandatit, Llalla ka thënë se do të ketë deputetë të tjerë, të cilëve mund t’i hiqet mandati për shkak të dekriminalizimit. “Procesi i dekriminalizimit, proces në vazhdimësi. Ka një dyndje denoncimesh nga ana e qytetarëve. Për momentin nuk mund të përmendin emra. Në përfundim të hetimit do të bëhen publike edhe emrat” u shpreh Prokurori i Përgjithshëm. Deklarata është bërë në analizën e prokurorisë së Fierit, ku Llalla paralajmëroi nisjen e hetimeve për tërmetet në Zharrëz. Prej më shumë se dy javësh banorët e zonës janë në grevë urie për dëmet që i janë shkaktuar nga shpimet e naftës.