Mediat greke shkruajnë se ishte e pabesueshme ajo që ndodhi dje në kufirin grek me shoferin e një kamioni shqiptar që hyri në Kakavijë ngarkuar me një ton hashash.
Kamioni e kaloi me lehtësi doganën shqiptare dhe kur hyri në kufi, Policia greke dhe Dogana i kërkuan shoferit që të parkonte në një vend të veçantë për ta kontrolluar me një dedektor dhe me qen antidrogë.
Shoferi fillimisht u tregua i disiplinuar për të bërë atë që iu kërkua nga autoritetet greke dhe pastaj zbriti nga kamioni. Mirëpo, në çastin kur po niste kontrolli, ai befas u dha këmbëve dhe ia kërciti vrapit drejt kufirit shqiptar. U arratis!
Policia greke dhe dogana zbuluan një dhomë të fshehtë në kamion ku ai kishte futur 1 ton kanabis, sasia më e madhe që ishte futur ndonjëhërë nga Kakavija dhe natyrisht në duar ka vetëm dokumentat e kamionistit shqiptar, për të vijuar hetimet./Syri.net