Aksident me pasojë një të vdeku në Vlorë

Aktualitet

Rreth orës 13:38, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekje, në Vlorë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit pranë rrethrrotullimit të skelës, ku një automjet tip “Betoniere Iveko” me targë VL 3586 C, me drejtues shtetasin B. H., rreth 56 vjeç, ka aksidentuar një person i cili po qarkullonte me biçikletë.

Për pasojë shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në vend. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Iveko” shtetasin B.H., me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Image

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments