Enri Çeno: Më 18 shkurt unë nuk do të protestoj për pushtet.
Do protestoj KUNDËR pushtetit. Protestat masive në Rumani treguan se nëse një popull ngrihet dhe qendron në këmbë, askush nuk është më i qetë në karriket e zyrave.
Kolltukofagët e parlamentit të Shqipërisë duhet ta kuptojnë se kolltuqet e tyre nuk janë të salduara në dysheme.
Le të jemi bashkë më 18 shkurt. Sa më e madhe të jetë protesta, aq më e madhe do të jetë përgjegjësia jonë për të bërë diçka ndryshe. Ka ardhur koha që kjo Shqipëri të ndryshojë.
Shqipërinë nuk mund ta ndryshojë Xhorxh Sorrosi, as sorrat e tij shqiptare të cilat e dinë edhe vetë se u ka ardhur fundi.
Jo shumë kohë më parë Papa Françesku tha për shqiptarët: “Shqiponjat fluturojnë lart”. Ato s’mund të fluturojnë me krahë të blerë, as me pendë të shitura. Ka ardhur koha që ne të marrim forcë në krahët tanë.
Më kot u fryn kryeministri velave prej betoni të Vangjushit. Anija e tij ka ngecur në cektinë prej kohësh dhe minjtë e koalicionit mavi po e braktisin atë përditë.
Ka ardhur koha që ne ngrihemi.
Më 18 shkurt le të jemi të gjithë bashkë