Thomas Strakosha spikat që në ndeshjen e parë me fanellë e Lazio-s
Thomas Strakosha bëri debutimin në Serinë A me Lazion duke spikatur që në ndeshjen e tij të parë.
Edhe pse është vetëm 21-vjec Strakosha ka shumë personalitet në fushë dhe mbi të gjitha është i sigurtë në cdo ndërhyrje që bën, duke i ngjarë gjithnjë e më shumë babait të tij.
Gianni De Biasi po vëzhgon me vëmendje dhe Strakosha po përfiton nga dëmtimet e njëpashnjëshme të Marchettit për tu treguar të gjithëve se meriton të jetë ai portieri titullar i Lazios.
Ai djalë ka shumë klas dhe jo më kot Simone Inzaghi njeriu që e ka stërvitur edhe te skuadra e të rinjëve të Lazios beson jashtëzakonisht te 21-vjecari shqiptar.
Në barazimin 1-1 ndaj Milanit edhe pse zbriti në fushë papritur duke patur parasysh dëmtimin që pësoi Marchetti pak minuta para fillimit të sfidës, Strakosha u shfaq shumë i përgatitur duke qenë një nga më të mirët në fushë për skuadrën bardhekaltër.
Paraqitja e portierit të kombëtares kuqezi u vlerësua me notën 6,5 nga mediat italiane